“Rama përfaqëson korrupsionin”, Pampuri: Shqiptarët dinë të bëjnë dallimin midis të mirës e të keqes, midis të shkuarës e të ardhmes

5 Mars 2025, 13:59 / POLITIKË ALFA PRESS

“Rama përfaqëson korrupsionin”, Pampuri: Shqiptarët

Nënkryetarja e Demokratëve Euroatlantikë, Orjola Pampuri, në intervistën për A2 CNN e pytur për lajmin se kryeministri Edi Rama do të udhëtojë për takime në SHBA, tha se është një artikulim politik jo i vërtet.

Pampuri tha se të njëjtën gjë thoshte dhe Berisha, por më pas u detyrua ta pranonte se nuk do udhëtonte për në SHBA. Sipas saj, është retorikë e njëjtë e dy hallexhinjve.

Pampuri tha se në takimet që ka pasur në SHBA me përfaqësues të administratës së Trump, kanë shprehur mbështetje ndaj drejtësisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe sipas saj, kjo bie ndesh me atë që përfaqëson Rama.

Ky është një artikulim që është bërë rutinë tashmë. Kemi kaq kohë qe e dëgjojmë nga heqja e non gratës deri tek udhëtimi. Por ju e keni parë që vetë zoti Berisha e mohoi një udhëtim, vet zoti Berisha e mohoi që mund të kishte një lobim. Të njëjtën gjë po bën sot dhe Edi Rama. Ndoshta halli i përbashkët i bën që të kenë të njëjtën retorikë politike, por kjo është çështje e tyre. Mesa di unë, as nuk janë përmendur kurrë në të gjitha takimet që unë kam pasur në SHBA me personazhe shumë të rëndësishëm të administratës Trump. Besoj që çështja e Shqipërisë nuk është diskutuar sa i përket këtyre personazheve dhe ata prioritet kanë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhe besoj që më mirë seç e përfaqëson krimin dhe korrupsionin Edi Rama, nuk e përfaqëson askush. Kështu që nuk ka çfarë pritshmërish të ketë Edi Rama nga SHBA” - u shpreh Pampuri.

Ajo më tej foli për Koamicionin Euroatlantikë i cili vjen në këto zgjedhje me program të mirëfillt dhe me njerëz të pastër, të papërlyer në korrupaion, që do ta shpalosin këtë ofertë.

Pampuri u shpreh e bindur se shqiptarët sot dinë të bëjnë dallimin midis të mirës dhe të keqes, midis të shkuarës dhe të ardhmes, midis të korruptuarës dhe të pastërtës.

Sa i përketë kalkulimeve që ne kemi bërë, sigurisht që ne kemi mbështetësit tanë në terren sa i përket pjesës që kanë qëndruar të demokratëve. Por kemi dhe ata shqiptarë të cilët dinë të vlerësojnë sot, dinë të bëjnë dallimin mes asaj e cila është e shkuara, me asaj që është e pastër, mes asaj e cila është e papërlyer, mes një grupimi që ka një program dhe mes personazheve të cilët e përfaqësojnë këtë grupim dhe mes personazheve të cilëve ata do të duhet të zgjedhin, të cilët kanë integritet, të cilët kanë pastërti figure për ta prezantuar këtë program. Unë besoj që shqiptarët sot dinë të bëjnë dallimin midis të mirës dhe të keqes, midis të shkuarës dhe të ardhmes, midis të korruptuarës dhe të pastërtës. Nuk ma ha mendja që ka shqiptar që zgjedh atë i cili ka futur duart në xhepat e tyre për 34 vite me radhë. Atë i cili për 34 vite i ka lënë pa punë, i ka larguar nga vendi, nuk ka meritokraci, të rinjtë largohen nga Shqipëria. Kjo nuk është gjë e mirë dhe këtë e kanë bërë e gjithë kjo klasa e tranzicionit 34 vjeçar. Unë besoj që shqiptarët do të dinë të bëjnë zgjedhjen e tyre” - tha Pampuri.