Rama pranon luftën brenda PS në mbledhjen me ministrat dhe drejtuesit politikë: Do ketë largime!

31 Janar 2024, 12:36 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama pranon luftën brenda PS në mbledhjen me ministrat dhe drejtuesit

Partia Socialiste ka hyrë zyrtarisht në vit zgjedhor dhe strukturat po përgatiten për procesin nga i cili do të dalin drejtuesit e rinj të degëve në të gjithë Shqipërinë, por edhe anëtarët e rinj të Asamblesë e Kryesisë.

Për këtë qëllim, këtë të mërkurë, kryesocialisti Edi Rama mblodhi në seli grupin e posaçëm të punës që do të angazhohet në proces, për t’i dhënë disa direktiva.

Në mbledhjen që zgjati 60 minuta, Rama kishte thirrur drejtuesit politikë me në krye Sekretarin e Përgjithshëm, Blendi Klosi dhe një pjesë të ministrave që janë të angazhuar për zgjedhjet në parti.

Mësohet se Rama e ka bërë të qartë se kryetarëve të degëve që kanë dështuar me performancën në zgjedhjet lokale dhe parlamentare, nuk do t’u jepet një mundësi e dytë për të drejtuar. Gjithashtu, në mbledhje janë përcaktuar afatet për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.

U ka bërë të qartë se pavarësisht luftës brenda llojit duhet të zgjidhen kryetarët e degëve që kanë dhënë rezultate të mira. Të gjithë kryetarët e degëve që nuk kanë dhënë rezultate të kënaqshme për PS do të dënohen politikisht, çka do të thotë se nuk duhen lënë të garojnë apo edhe nëse garojnë të mos votohen për t’iu dhënë një mundësi të dytë. Rama ka vendosur afate sa i përket zgjedhjeve. Në mars do të zhvillohen zgjedhje sa i përket strukturave. Në fund të marsit mund të kemi një Asamble dhe në prill do të kemi mbledhjen e Kongresit ku do të zgjidhen anëtarët e rinj.”

 

Po ndodh...