Rama sërish në gjunjë para Melonit, diplomacia në version “show personal”

10 Korrik 2025, 17:04 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama sërish në gjunjë para Melonit, diplomacia në version

Edi Rama e bëri prapë! Për herë të tretë, kryeministri shqiptar u gjunjëzua para Giorgia Melonit, kësaj here në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës. Me duart e kapura, buzëqeshje dhe pak teatrale, Rama iu drejtua Melonit si një kalorës i mesjetës që takon mbretëreshën e tij.

Edhe pse Meloni më herët e ka “qortuar” me shaka duke i thënë “boll me këtë histori”, Rama duket se nuk i reziston dot tundimit për t’u vënë sërish në skenë. Një herë në Abu Dhabi, një herë në Tiranë dhe tani në Berlin, tre gjunjëzime, një Meloni dhe shumë kamera!

Pasi u përkul, ai e përqafoi Melonin dhe më pas mbajti një fjalim ku theksoi se Shqipëria qëndron përkrah Italisë dhe BE-së për Ukrainën, edhe pse “nuk kemi bërë shumë ndryshime në vijën e parë”. E rëndësishme është të dukemi, jo patjetër të veprojmë!

Me sa duket, për Ramën, diplomacia është një përzierje mes politikës dhe spektaklit. Dhe në këtë rast, gjunjët i përdor më shumë për show se për qëndrime politike.

Po ndodh...

ide