Reagimi epik i Gazment Bardhit/ SPAK e arreston, ai i kërkon Ramës ta shkarkojë. Investitorët strategjikë nuk i përcakton Goro, por Rama

Nënkryetari i Rithemelimit të Sali Berishës, deputeti Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-kryetarit të bashkisë Himarë, Jorgo Goro.
Çudia është që ndërsa SPAK-u e ka arrestuar Goron, Bardhi i kërkon Edi Ramës ta shkarkojë nga drejtimi i bashkisë Himarë.
Nëse një zyrtar arrestohet nga Prokuroria e Posaçme, procedura e shkarkimit është rutinë burokratike, pa kurrfarë rëndësie.
Por ajo që të bie më shumë në sy në reagimin e Gazment Bardhit, është se pas marrëveshjes me Edi Ramën, ai thotë se e njëjta gjë duhet të vijojë edhe me investitorët strategjikë, që kanë përfituar në shkelje të ligjit, ndërkohë nuk e qartëson se statusin e investitorit strategjik nuk e jep kryetari i bashkisë së Himarës, por kryeministri i vendit, Edi Rama, pikërisht ai që Bardhi ka bërë pazar.
Pra, pas pazarit me Edi Ramën, Rama nuk është më përgjegjësi kryesor për investitorët strategjikë, por atij i kërkohet të shkarkojë Goron dhe Groro dhe investitorët strategjikë të shkojë pas hekurave, por jo edhe Edi Rama që është përgjegjësi kryesor, qoftë për kandidimin e Goros, qoftë për investitorët strategjikë.
Kësaj të Bardhit dhe të Rithemelimit i thonë pikërisht opozitë e pazarit, sipas parimit “ma jep-ta jap-ta qis matanë”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



