Arrestimi i Jorgo Goros, Basha: Këta paskan boshatisur pemtoren dhe i zoti ska parë asgjë?! Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni ka vetëm një emër, Edi Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me arrestimin e kreut të bashkisë Himarë Jorgo Goro.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Basha shprehet se "Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike, tokat e shqiptarëve, ka vetëm një emër, Edi Rama".
Reagimi i plotë
Dmth këta të gjithë paskan ngrënë mollë, kumbulla e dardhë, paskan boshatis të gjithë pemtoren dhe i zoti s’paska parë asgjë?! A ka shqiptarë që e beson këtë?! Sigurisht që jo.
Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike, tokat e shqiptarëve, ka vetëm një emër, Edi Rama.
Të gjitha lidhjet të çojnë tek ai. Hetimi i thelluar dhe pa kursyer askënd është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për suksesin e luftës kundër korrupsionit.
Inkurojmë dhe mbështesim pa asnjë rezervë SPAK-un në këtë betejë jetike për vendin.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



