Regjistrimi diasporës në qarqe: Kryeson Qarku Fierit, i fundit Elbasani

15 Janar 2025, 22:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Regjistrimi diasporës në qarqe: Kryeson Qarku Fierit, i fundit

Sipas KQZ, deri në ora 11.00 të datës 15 janar 2025 kanë paraqitur kërkesën për t’u regjistruar në platformën e votuesve nga jashtë 15.905 votues nga diaspora.

Nëse shikojmë shpërndarjen e votuesve sipas qarqeve në përqindje kryeson qarku më i madh në vend Tirana me 23.4% të aplikantëve, i ndjekur nga Fieri 17.4% dhe Korça 10.7%.

Ndërkohë qarqet me përqindjen më të ulët të aplikantëve janë dhe qarqet më të vegjël, Gjirokastra 2.8% dhe Kukësi 1.5%.

Krahasuar me peshën në përqindje që kanë qytetarët me të drejtë vote (brenda dhe jashtë Shqipërisë) për çdo qark me aplikantët për qark deri më datë 15 Janar 2025, duket se ritmi më i lartë i regjistrimeve është në qarkun e Fierit dhe ritmi më i ulët është në qarkun e Elbasanit.

Konkretisht, Fieri ka të regjistruar 17.4% të votuesve nga jashtë ndërkohë që pesha e qytetarëve me të drejtë vote në këtë qark është 11.43%. Lidhur me qarkun e Elbasanit, 6.4% e votuesve nga jashtë janë të regjistruar në këtë qark, ndërkohë që pesha e qytetarëve me të drejtë vote në këtë qark është përafërsisht 10%./Euronews

 

Po ndodh...