
Regjistrimi për zgjedhjet e 11 majit, 45 mijë emigrantë vënë gabim adresat


Rreth 45 mijë emigrantë që kërkojnë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, janë refuzuar nga KQZ gjatë procesit të regjistrimit në platformën PER deri mesditën e së dielës, sipas të dhënave
Gabimet më të mëdha vijnë nga shqiptarët që punojnë ose jetojnë në Itali. Një pjesë e madhe e tyre skanojnë pjesën e përparme të ID-ve në rubrikën ku kërkohet vendbanimi, ku në fakt duhet të veprohet e kundërta.
Fatura blerjesh online, foto nga vendndodhja dhe deri në fotografi të kartave të bankave po ashtu tentohet të përdoren gabimisht për tu regjistruar në aplikacionin e KQZ.
Për shkak të gabimeve të ripërsëritura, përpara se të futesh në platformën PER, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shfaq një tabelë ku tregon hapat që duhet të kryesh për t’u miratuar si zgjedhës dhe gjithashtu veprimet që nuk duhet të kryer.
Emigrantët mund të riaplikojnë sa herë të duan për t’u bërë pjesë e listave të votuesve deri në datën 4 mars ku dhe përfundon afati për regjistrimin e diasporës.
Në datën 9 mars, KQZ do të bëjë me dije listën paraprake të votuesve nga diaspora në zgjedhjet e 11 Majit. Ata do ta marrin fletën e votimit përmes postës dhe do ta kthejnë në KQZ në të njëjtën mënyrë.

Cirku mediatik dhe debati publik i përçudnuar në Shqipëri
ide

Shkëlqimi i Erionit ra, por hijet që ai la pas, ngelen

Pse u ndërsyen të gjithë kundër SPAK?

Tragjikomedia Shqiptare – Një Roman në Aksione
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128