Ripërsitet historia/ Dash Sula mohonte dhe në 2012 se qëlloi me armë në stadium, sot mohoi që godititi deputetin e PD

Historia është përsëritur, kështu rezulton për deputetin e rithemelimit Dash Sula, i cili sot godititi deputetin e PD, Kreshnik Collakun. Pasi e goditi, pamje këto që u panë qartë, ai tha se nuk e ishte bërë këtë veprim.
Po të kthehemi pas në kohë shohim Dash Sula është një person jo dhe aq konform me ligjet. Në 2012 rezulton se ai ka përdorur armë në stadium kjo në atë kohë u vërtetua dhe nga federata e raporti i arbitrave. Dhe në këtë rast ai i mohon këto akuza. Madje për këtë i ndjeri Bashkim Fino, kërkoi përjashtimin nga komisionet parlamentare të Sulës.
Ende nuk dihen motivet që e shtyjnë Sulën e Peqinit të sillet kështu, mbase gara tani është kush i bie në sy Berishës, pasi zgjedhjet po afrojnë dhe deputetët e rithemelimit janë hedhur në sulm për të mbrojtur dhëndrin dhe për të sulmuar SPAK.
Ngjarja e vitit 2012
12 maj 2012
TIRANE- Deputeti i PD Dashnor Sula ka hyrë i armatosur në dhomat e zhveshjes së albitrit dhe vëzhguesit të federatës, ku dhe ka qëlluar disa herë me pistoletën që mbante në dorë. Vendi se ku ka hapur zjar ka qënë banja e dhomës së zhveshjes, duke sjellë një kërcënim dhe presion të hapur ndaj albitritrave të ndeshjes, me qëllim favorizimin e skuadrës së Peqinit, gjatë zhvillimit të ndeshjes sportive me ekipin e Flamurtarit të Vlorës. Pas kësaj, deputeti Sula ka ngjitur shkallët e stadiumit duke u përqëndruar në tribunën VIP. Mirëpo në momentin kur albitri i ndeshjes ka akorduar një penallti për ekipin e Shkumbinit dhe ajo është shdëruar në gol nga njeri prej lojtarëve, sërisht deputeti Sula ka qëlluar me pistoletën lodër që e mbante me vete. Sipas burime pranë grupit hetimor të kësaj çështje ajo që është më shqetësuese është se në dhomën e albitrave dhe vëzhguesit të federatës Astrit Mema qëndronin tre policë të komisariatit të Peqinit. Këta të fundit edhe pse nuk lejohet të hyjë në këto ambjente asnjë person i autorizuar, kanë lejuar deputetin Sula dhe shefin e klubit sportiv të Shkumbinit, që të hyjnë në dhomë dhe tu bëjnë presion albitrave.Tre efektivat e policisë skanë reaguar edhe kur kanë dëgjuar të shtëna me armë brenda në dhomë, duke treguar një indiferentizëm dhe një skenar të hollësishëm që siçc duket ishte hartuar nga drejtuesit e klubit të Shkumbinit, përfshirë këtu dhe tifozin VIP të kësaj skuadre deputeti Dashnor Sula. Ndërkohë që prokuroria dje ka vërtetuar se arma ishte lodër, ndërkohë që tre albitrat e ndeshjes dhe vëzhguesi i federatës gjatë marjes në pyetje skanë pranuar të bëjnë kallëzim penal.
RELACIONI I MEMES
“Rreth një orë përpara fillimit të takimit kanë hyrë në dhomën e arbitrave 4 civilë. Vëzhguesi i takimit Astrit Mema i ka thënë që të largohen. Në këtë moment ka ndërhyrë edhe delegati i ndeshjes Petrit Brahja, i cili i ka urdhëruar të dalin jashtë. Njëri nga ata, që ishte Dashnor Sula futet në tualetin e dhomës dhe aty dëgjohet një krismë. Më pas, ky person largohet nga ambientet tona duke bërtitur. Gjatë zhvillimit të ndeshjes nuk kemi patur asnjë problem. Në përfundim të ndeshjes, Sula ka sjellë një pistoletë për ta lënë aty, ndërsa delegati i ka thënë që ta marrë me vete. Pasi kemi lëshuar një deklaratë për policinë jemi larguar”-thuhet në relacionin e përfaqësuesit të federatës.
BATUTAT TE LIGJET
Komisioni i Ligjeve nisi punimet mes batutave dhe seriozitetit të deputetit të Partisë Socialiste Bashkim Fino dhe deputetin demokrat Dashnor Sula në lidhje me incidentin në fushën e stadiumit të Peqinit, kur mes ndeshjes së futbollit Shkumbini- Peqini janë dëgjuar të shtënë me armë. Bashkim Fino kërkoi largimin e Sulës nga Komisioni i Ligjeve, për atë që kishte bërë në ndeshjen me Shkumbinin. Nga ana e tij, Sula mohoi se ka shtënë me armë duke akuzuar Finon se po shpifni dhe i etiketoi si “hajdutë”. Debati është shënuar para se në komision të niste diskutimi për pr/ligjin për hetimin e akuzave të Dik Marti si dhe të pronave.
Debati
Fino: Edhe pse nuk ishe në komision, kryetarit ja tregova foton.
Sula: Po rri o Fino, mos fillojmë kot debate.
Fino: Jo, jo unë i propozoj kryetarit ta heqim Dashnor Sulën nga Komisioni i Ligjeve
Sula: S’jam si ju hajdutë që vidhni dhe nuk jepni dorëheqje
Mos më detyro ti kthehem 24 korrikut që çuat policinë në Lazarat
Fino: Thuaje çke për të thënë
Sula: Po lërë tani
Fino: Se bëre mirë, kaq të them. Shkove dhe gjuajte me pistoletë, nuk ke turp.
Sula: Se kam bërë kurrë, nuk kam qëlluar
Fino: Do ta nxjerrë federata
Sula: Jam mësuar të dëgjoj të shpifni, ku vajti plumbi këto janë çmendurira
Tritan Shehu: Mos bjer pre e socialsitëve
Sula: Jo jo nuk bie pre. /Alfapress.al
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
