Rritja e kostove të jetesës, Shehi: Shumë njerëz i mohojnë vetes produkte të ndryshme ose zgjedhin më të lirat

3 Prill 2024, 21:40 / POLITIKË ALFA PRESS

Rritja e kostove të jetesës, Shehi: Shumë njerëz i
Deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me kostot e jetesës në Shqipëri.

Shehi u shpreh se shumë njerëz i mohojnë vetes produkte të ndryshme të shportës ushqimore ose zgjedhin ato më të lirat për shkak se nuk munden t’i përballojnë.

Ai theksoi se jetesa në kryeqytet është e vështirë edhe për nëpunësit “e paguar mirë”, të cilët sipas tij e kanë jo të lehtë të përballojnë kostot e jetesës.

“Shumë njerëz i mohojnë vetes shumë produkte ose zgjedhin më të lirat. Në këtë formulë besoj se jeton një pjesë e mirë e qytetit, ose edhe gjysma. Nga një pikëpamje Shqipëria ka një avantazh, sepse shumica janë pronarë të banesave të tyre. Ai që ka vërtetë qira e ka thuajse të pamundur kur flasim për koston e jetesës. Një pjesë jeton me mallrat më të lira dhe një pjesë mbahet me 200 euro të fëmijëve në emigracion, nga një qira apo pension etj. Jetesa në Tiranë është e vështirë edhe për nëpunësit e paguar mirë.

Edhe një shef apo drejtor në ministri nuk merr më shumë se 1.5 milionë, e zëmë se ka dhe një grua me rrogë rreth 1.2 milionë. Ka një fashë të vogël që e përballon koston e jetesës”, u shpreh ai.

 

Po ndodh...

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128