
Rritja e rrogave/ Ish-deputeti i PS: S’mund të hajë një qofte. Do blejë dhe makinë me pagën, duhen 10 mijë euro…

Hamdi Jupe, ish-deputeti i PS, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News 24, tha se projektligji për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat është e justifikuar, madje duhej bërë më herët.
Ai u shpreh se deputeti e ka të nevojshme pasi kanë shpenzime dhe se kanë një status të caktuar që duhet të jetojnë në një nivel dinjitoz.
“Është projektligj i vonuar dhe i domosdoshëm. Përfitimet që kanë deputetët përveç rrogës, nuk duhen llogaritur sepse ato i lënë rrugës. Sepse do shkojnë të takohen me popullin, 50 mijë lekë i duan për të fjetur në hotel, po duhen 50 mijë lekë edhe për të ngrënë, sepse nuk mund të shkojë deputeti të hajë një qofte, sepse është para njerëzve.
Edhe kostumin duhet ta ketë kostum, edhe kollaren duhet ta ketë kollare, dhe makinën duhet ta ketë makinë. Makinat iu hoqën, tani duhet të blejë makinë deputeti me rrogën e tij. Makina bën të paktën 10 mijë euro. Atëherë ç’është kjo zhurmë që ngrihet”, u shpreh ai.

ide

Presidentja si garante e shtetit të Kosovës

Misioni që Lulzim Basha duhet të përfundojë!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128