Salianji mund Berishën në përballjen online, 4-fish shikueshmëri më shumë se kreu i PD
27 Dhjetor 2025, 19:48 / POLITIKË

Sali Berisha dhe Ervin Salianji zhvilluan dy takime të ndryshme me demokratët. Berisha mblodhi militantët e tij në qytetin e Korçës, ndërsa rebeli i ri brenda radhëve të PD demokratët e pakënaqur kësaj radhe i takoi në Shkodër.
Ndonëse takimet ishin në distancë, Berisha dhe Salianji u “përballën” online, pasi ora e takimeve ishte e njëjtë, në 18:00. Por, përballja online duket se nuk është aq e favorshme për kreun e PD.
Ai nuk kishte as 300 shikime në live në Facebook, përballë 1.1 mijë shikimeve të Salianjit, i cili po fliste në të një njëjtin moment që edhe Berisha po mbante fjalimin. Trend ky i njëjtë shikueshmërie gjatë gjithë takimit, me mbi 1 mijë shikime, gati 4-fish me shumë se kryedemokrati.

Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
