Samiti i ‘Open Balkan’ në Beograd/ Vuçiç: Të firmosim marrëveshje për mos bllokimin e tregtimit të mallrave

Samiti i ‘Open Balkan’ në Beograd ka nisur ndërsa në fokus të bisedimeve do të jetë tregtia. Ky takim pritet të finalizohet me heqjen e kufizimeve për tregtinë pa kufizime të ushqimeve.
Marrëveshja zhbllokon plotësisht tregtinë mes shteteve të Open Balkan, për të mos u përsëritur situata si ajo kur për shkak të luftës në Ukrainë, Serbia bllokoi grurin për Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut vajin.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç hapi samitin duke thënë se duhet firmosur marrëveshja për mos bllokimin e tregtimit të mallrave ushqimore bazë.
Gjithashtu përgëzoi Shqipërinë dhe Maqedoninë për procesin e integrimit në BE dhe për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Përveç tre liderëve, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovaçevski, i pranishëm është edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazovic.
-
IKMT shemb biznesin që priti afganët
2 Shtator, 10:25 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



