Shkoi i paftuar, Berisha i zë vendin Vokshit në Asamblenë Parlamentare të KE

Kreu i PD që ditën e djeshme ndodhet në Strasburg ku po mbahet mbledhja e Asamblesë së KE.
Pasi u shfaq në një podium bosh, paraditen e kësaj të marte ai ka marë pjesë në mbledhjen e asamblesë, por siç duket edhe nga foto, ai është ulur në vendin e Albana Vokshit, e cila është faktikisht pjesëtarja e vetme nga PD në delegacionin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë, ashtu si raportoj dhe nxori dokumentin ditën e djeshme Alfapress.al.Meqenëse nuk lejohen të dy, Berisha është futur në mbledhje si zëvendësues i Albana Vokshit.

Nuk dihet saktësisht se përse Sali Berisha krijon nga këto skena aspak serioze, por një gjë është e qartë: Ai ka nevojë deri në dëshpërim që tu tregojë militantëve të PD, se nuk është krejtësisht i izoluar nga ndërkombëtarët./Alfapress.al
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
