'Si Lenka Çuko?' Neomalësorja reagon pas sulmeve: Disa prej jush u ka ngec sahati në komunizëm! Më vjen gjynah për ju, unë jam lindë e rritë në demokraci

17 Mars 2025, 22:05 / POLITIKË ALFA PRESS

'Si Lenka Çuko?' Neomalësorja reagon pas sulmeve: Disa

Deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë pritet të jetë Marjana Koçeku, e cila është njohur në median sociale si një sipërmarrëse shumë e famshme në fushën e agroturizmit

E njohur si "Neomalsorja" kandidatja në listën e mbyllur të socialistëve në Shkodër ka reaguar lidhur me sulmet dhe krahasimet që po i bëhen me Lenka Çukon, e cila  u bë anëtare e Byrosë Politike në vitin 1971, në moshën 33 vjeç pasi u mor nga fshati.

“Nuk due me u ndal hiq për me komentue nëse do jem deputete e zgjedhun apo "e emërueme". Ky asht sistemi zgjedhor të cilit i përket ky cikël i jemi fillestar, dhe për mue, ma e randsishmja asht që ajo çka due me sjellë un për komunitetin tem, të vijë mes jush si një frymë pozitive.

E sa për krahasimet me Lenka Çukon, si një ish-studente e shkencave politike, ndjej keqardhje që disa prej jush u ka ngec sahati në të kaluemen dhe ende e ktheni kryet mbrapa për me gjetë ndonjë gjë të ngjashme me periudhën e realizmit socialist. Sepse unë, personalisht, besoj se gjaja ma e keqe që mundet me i ndodhë një kombi asht nostalgjia për komunizmin; si rrjedhojë, më vjen realisht gjynah për ju! Unë jam lindë e rritë në demokraci dhe udhëhiqem veç nga parimet e shenjta demokratike!

Qarkun e Shkodrës, është më i rëndësishmi në veri të vendit. Në listën e mbyllur të PS-së në qarkun e Shkodrës është edhe Xhenis Çelaj, vajza e deputetit të deritanishëm që iu bashkua socialistëve nga Partia e Lirisë, Agron Çela, i cili së bashku me Paulin Stërkajn nuk do të jenë më mes ligjvënësve të ardhshëm.

'Si Lenka Çuko?' Neomalësorja reagon pas sulmeve: Disa

 

Po ndodh...