
Skandali i radhës/ Ish zyrtari i lartë i FBI dhe miku i Ramës kishte hapur kompani në Tiranë

Ish-zyrtari i larte i FBI-së, Charles McGonigal, që dyshohet nga prokurorët amerikanë për lidhje me Rusinë, rezulton të ketë aktivitet biznesi në Shqipëri.
Nga dokumentet e siguruara nga Qëndra Kombëtare e Biznesit, McGonigal është aksioner dhe administrator në shoqërinë “Law Office and Investigation”.
Në të njëjtën kohë, bashkë me të aksioner të kompanisë bëhen edhe Agron Neza, që gjithashtu përmendet në dokumentet e kontakteve me rusët dhe ish-agjenti tjetër i FBI Mark Thomas Rossini, i cili aktualisht është në gjykim në Porto Riko, i akuzuar për mashtrim dhe konspiracion.
Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, njihet për lidhjet me kryeministrin Edi Rama, kjo e konfirmuar edhe nga zyrtarë të kryeministrisë që për 'Business Insider' kanë konfirmuar se miqësia e tyre nuk ka pasur raporte biznesi apo bashkëpunimi institucional.
Pikërisht në kohën që Edi Rama i kërkonte McGonigal një takim në SHBA për të formësuar nismën anti-korrupsion, në Shqipëri për këtë synim ai hapi një kompani.
Rezulton se aksionet janë blerë në muajin prill të 2019 nga avokati Shefqet Dizdari.
Por pasi plani i Ramës me McGonigal u bllokua nga FBI, ish-agjenti mbylli edhe kompaninë në Shqipëri.
Tashmë kompania shqiptare e ish-agjentëve amerikan rezulton e pezulluar, e madje gjatë 7 mujorit të pronësisë, nuk ka kryer asnjë aktivitet.

PD përballë vetes, një reflektim për të parë nga e ardhmja
ide

Parodi mbi dashurinë time: ngjarje reale, më 08 dhjetor 2023


Kuvendi berishist: As frymë, as numra!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128