
Skandali/ Rama tallet me Presidentin, i nxjerr foton në këmbë dhe pastaj e ndryshon

Kryeministri Edi Rama ka shkaktuar një skandal në raport me kreun e Shtetit mesditën e sotme.
Në përfundim të takimin në presidence ku i propozon Presidentit emrin e kreut të ri të SHISH, Rama publikon një foto ku Begaj ishte në pozicion gjysmë të ulur dhe që në pamje të parë krijonte një përshtypje të keqe në marrëdhënien mes numrit 1 dhe numrit 3 (kryeministri) të Piramidës shtetërore. Pas këtij momenti, për ti paraprirë komenteve negative, stafi i kreut të qeverise e ndryshoi me urgjencë foton, duke vendosur një tjetër ku Rama e Begaj ishin duke biseduar.
Në arkivën e fotografive janë të shumta fotot kur kryeministri mban një pozicion shpërfillës ndaj Presidentit, qe nga dita kur u takuan për herë të parë në zyrën e tij kur i ofron postin e kreut te shtetit deri ditën e sotme kur në shkallët e presidencën, teksa Begaj kishte dalë për ta përcjellë dhe e shihte në sy, vështrimi i Ramës ishte në drejtim te korpusit universitar.

Si po thyhen edhe shiringat e fundit të Sali Berishës!
ide

"Shah mat" me detyrim përcaktim në PL

“2023- viti politik për Malin e ZI në Bashkimin Europian”

Si të bëhesh mysliman në Kavajë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128