Sondazhi/ Zgjedhjet presidenciale në SHBA, çfarë mendojnë shqiptarët?

Gjashtë muaj përpara zgjedhjeve në SHBA, Barometri ka vendosur shqiptarët përballë tre pyetjeve, 1- për fituesin e mundshëm të zgjedhjeve presidenciale 2-kush mendojnë ata se është më mirë të fitojë marrë parasysh realitetin në botë sot 3-kush është më mirë të fitojë për interesin e shqiptarëve në rajon.
Në të treja pyetjet përgjigjet e qytetarëve shqiptarë janë përkthyer në shifra konkrete.
Në pyetjen e parë: “Në zgjedhjet për president të SHBA-ve mes dy kandidatëve kryesorë Biden dhe Trump kush do të fitojë?”
46,2% e të anketuarve mendojnë që zgjedhjet presidenciale në SHBA i fiton Donald Trump dhe 33,7% e tyre mendojnë që i fiton Joe Biden.
Në pyetjen e dytë: “ Marrë parasysh situatën në botë aktualisht, kush është më mirë të fitojë sipas jush?”
43,5 % e të anketuarve mendojnë që është më mirë për situatën në botë të fitojë Donald Trump dhe 36,5% e tyre mendojnë që është më mirë të fitojë Joe Biden.
Në pyetjen e tretë: “Po për interesin e Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në rajon kush është më mirë të fitojë mes Biden dhe Trump?”
40% e të anketuarve mendojnë që është më mirë të fitojë Donald Trump për Shqipërinë dhe Kosovën, ndërsa 37,7% e tyre mendojnë që është më mirë të fitojë Joe Biden për interesin e Shqipërisë dhe Kosovës./Euronews.
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

