Emri/ Vrau gruan pas mosmarrëveshjeve, dënohet me 27 vite burg shqiptari në Itali

10 Maj 2024, 23:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri/ Vrau gruan pas mosmarrëveshjeve, dënohet me 27 vite burg
Është dënuar nga Gjykata italiane me 27 vite burg shqiptari Selami Bodin, e cili vrau bashkëshorten e tij Etleva Bodi, duke e mbytur, natën mes 27 dhe 28 tetorit 2023.

Ishte kryetari i gjykatës së shkallës së lartë Franco Greco, i cili dha dënimin, ndërkohë që Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm.

42-vjeçari u shpall fajtor për mbytjen e gruas së tij gjatë një mosmarrëveshjeje në familje, duke e lënë të pajetë në shtrat, ndërsa fëmijët e tyre flinin në dhomën tjetër.

Përveç dënimit penal, i akuzuari është urdhëruar që të paguajë dëmshpërblim prej 770 mijë euro për palët civile të përfshira në gjykim. Megjithatë, ai u lirua nga akuzat për dëmtim të rëndë dhe të vazhdueshëm.

Sulmi ndodhi pas një debati të ashpër, i nxitur nga xhelozia e bashkëshortit të saj. Pasi gruaja ishte strehuar në dhomën e gjumit për t’i shpëtuar sulmit dhe ndoshta për të kërkuar ndihmë, burri e ndoqi atë dhe kreu aktin e rëndë.

 

Po ndodh...

ide