
Takimi i Ohrit, reagon presidenti Begaj: Një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në BE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur dakordësimin e Kosovës dhe Serbisë për t’u angazhuar në zbatimin e marrëveshjes, në bazë të së cilës qëndron normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve.
Ai thotë se ky dakordësimi është garanci e shtuar për paqe, stabilitet dhe të ardhmen e rajonit në familjen europiane. Kreu i shtetit thotë se beson se garantët e këtij procesi do të detyrojnë palët t’i zbatojnë ato.
Reagimi i presidentit Begaj:
Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës. Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët. Falenderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme.- shkruan Begaj.

Tre hanxhinjtë e Sali Berishës dhe të ndjekësve të tij!
ide

Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

Partia Demokratike, më shumë elektorat se sa parti

Roland Bejko, modeli i zyrtarit që e ka nderuar Partinë Demokratike
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128