‘Të dijmë çfarë humbasim nëse në 11 maj luajmë me porta të vogla’/ Rama: Jemi te dera e BE, nuk mund t’ja mbyllim derën vetes

26 Mars 2025, 17:55 / POLITIKË ALFA PRESS

‘Të dijmë çfarë humbasim nëse në 11 maj

Në prag të zgjedhjeve vendore të 11 majit, kryeministri Rama prezantoi skuadrën e Shkodrës për Shqipërinë në BE.

Rama përpara të rinjve u shpreh se do të ishte goditje e madhe të mos merrnim trenin e historisë në kohë. Ndër të tjera, Rama u shpreh se sot është krijuar momenti dhe jemi te dera e BE. Kryesocialisti u shpreh se duhet të dijmë cfarë humbasim nëse në 11 maj luajmë me porta të vogla.

“Kjo mundësi është një mundësi e krijuar sot dhe mund të mos jetë e tillë nesër. Ka pasur dhe një moment përpara 6-7 vjetësh kur ishte Komisioni i mëparshëm europian që tahmë që nuk do zgjerohemi dhe nuk do kemi më anëtarë të rinj. Kjo mund të ndodhë prapë dhe mund të mbetemi prapë jashtë. Do të ishte goditje e madhe duke mos e marrë trenin e historisë në kohë. Në të shkuarën na ka ndodh ta humbim trenin e historisë duke u marrë me njëri-tjetrin. Duhet ta dini cfarë humbim nëse në 11 maj luajmë me porta të vogla. Maqedonia e Veriut është bërë kandidate për në BE në vitin 2005.

Në 2005 një pjesë e juaja kanë qenë fare fëmijë. Sot kur është krijuar ky moment, te dera jemi ne dhe Mali i Zi, të tjerët janë më larg. Imagjino që ne që sot jemi te dera, për arsye të brendshme tonat ne t’ja mbyllim vetes derën dhe të privojmë atë që përfitojmë individualisht. Nga hyrja në BE cdo shqiptar kudo ku të jetë, duke përfituar pasaportën e BE kanë disa përfitime që nuk i kanë dot tani. Ne mund të ikim ku të duam por ne nuk rrijmë dot atje. Ne shkojmë në kufi dhe na thonë dil këtej, futemi në një rradhë tjetër e ndryshme nga rradha e yjeve. Duhet të shkojmë te polici dhe do na pyesi ku do shkoni, sa do rrini dhe kur do ikni. Është e vetmja derë ku pa hyrë akoma ai që është te dera thotë kur do ikni. Më e keqja të futemi në marrëdhënie me rrjetin kriminal që të qëndrojmë. “