"Të shpëtojmë Berishën", Rithemelimi dhe shtojcat e tij i shtrijnë dorën e bashkëpunimit Lulzim Bashës

9 Janar 2024, 19:52 / POLITIKË ALFA PRESS

"Të shpëtojmë Berishën", Rithemelimi dhe shtojcat

Që kryetari i Rithemelimit Sali Berisha është për mbijetesë kjo është tashmë e dukshme nga të gjithë. 

Por që ai së bashku me shtojcat e tij si Gazmend Bardhi të fillojnë e të lëpijnë aty ku kanë pështyrë më parë, tregon se gjëndja qenka dhe më e rëndë se sa dukej deri më tani. 

E gjithë historia filloi sot me nënkryetarin e Rithemelimit Luan Boçi, i cili ka zëvënsësuar kryetarin e tij në konferenca për shtyp u shpreh: 

Basha është deputet dhe në momentin që Basha do të fillojë të bëjë opozitë, dhe do e dëshmojë këtë me aksion opozitar, me bashkim për PD, ai gjithmonë është i ftuar. I ftojmë të vijnë edhe te pjesa, kemi ftesën publike tek pelegrinazhi që bëjmë çdo natë aty në mbështetje të pluralizmit dhe demokracisë”

Ndërsa 'bashkëpunëtori' i Berishës Gazment Bardhi gjatë një interviste për Abcnews ditën e sotme:

Në parim cilido që deklarohet në opozitë me regjimin e Edi Ramës dhe cilido që bën betejë me regjimin e Edi Ramës, duhet të jetë i mirëpritur në një formacion të gjerë opozitar, por për këtë do duhet ta ndajë mendjen, në është shtojcë e qeverisë apo opozitar

Pra pa u bë 24 orë dy pjestarë të Rithemelimit i shtrinë dorën e bashkëpunimit Bashës dhe që të kenë folur të dy pa u konsultuar me kryetarin e tyre, as nuk bëhet fjalë, se të gjithë e dimë se Berisha kontrollon dhe gjërat më vogla tek partia e tij.

Por a do të bashkëpunojë Basha me Rithemelimin? 

Kryetari i Partisë Demokratike e ka treguar që në fillim që rrugët e tij me Berishën janë ndarë që në momentin kur ky i fundit u shpall nongrata nga SHBA.

E sa i takon Berishës dhe Bardhit ata janë mësuar tashmë, kur bie fjala për të shpëtuar pushtetin e tyre të mos skuqen e as të mos zverdhen në momentin kur iu kërkojnë ndihmë njerzve të cilët një muaj më parë edhe mund ti kenë denigruar.

Duken si "idiotë të dobishëm" për hallin e madh majë dritares që ka Berisha, por edhe fëmijët e "Rrugës së Salës" tashmë e dinë se loja e "bashkimit" për ta kthyer PD në një bunker ku të strehohet Sali Berisha për t'u mbrojtur nga SPAK, ka marrë fund me kohë./Alfapress.al



 

Po ndodh...