Udhëheqësit të zgjedhin kush e ka në dorë vendin, kriminelët apo qytetarët’/ Rama shpërthen pas deklaratës së Yuri Kim!

3 Tetor 2022, 22:27 / POLITIKË ALFA PRESS

Udhëheqësit të zgjedhin kush e ka në dorë vendin,

Kryeministri Rama ka komentuar në një intervistë televizive mbrëmjen e sotme deklaratën bombastike të ambasadores së SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim, e cila deklaroi se, udhëheqësit duhet të zgjedhin kush e ka në dorë vendin, kriminelët apo qytetarët.

Rama u shpreh se refuzon në mënyrë kategorike këtë gjuhë të përdorur, ndërsa shtoi se nuk mund të hidhet baltë për 99% të shqiptarëve, për faktin se 1% është e lidhur me botën e krimit.

‘Unë e refuzoj kategorikisht këtë gjuhë që udhëheqësit duhet të zgjedhin kush duhet ta qeverisë këtë vend, qytetarët apo kriminelët. Për sa më takon, si udhëheqës i këtij vendi, e kam bërë zgjedhjen me kohë. E kam bërë zgjedhjen kur kam dalë kundër regjimit komunist, e kam bërë zgjedhjen kur kam hyrë në politikën shqiptare dhe e bëj zgjedhjen time çdo ditë, nuk kam asnjë dilemë për këtë., ’deklaroi Rama në lidhje me këtë çështje.

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128