
"Unë e heq Ramën për 6 muaj"/ Epopeja e Berishës me Foltore e prapaskena, për të marrë PD pas nongratës dhe hetimit nga SPAK!

Epopeja e gjatë e Sali Berishës në rrugën drejt marrjes së PD, me foltore e me ndërhyrje, kishte vetëm një refren; unë e heq Edi Ramën për 6 muaj.
Me nënqeshje dhe me buzën në gaz dhe ata që donin më i rënë në sy doktorit çudibërës, thonin se po të ishte Sali Berisha përballë Edi Ramës, do të flisnim ndryshe.
Por duket se miti është zhbërë, sepse sondazhet flasin për një PD që nuk arrin as rezultatin që la Lulzim Basha para 4 viteve.
Me të drejtë deputeti Ferdinand Xhaferri tha në një emision, kur nuk arrin rezultatin e Bashës, është detyra e Bashës ta rimarrë PD.
Por mbi të gjitha ka dhe një tjetër të vërtetë, Berisha nuk e do fitoren.
Ai nuk hapi as partinë, as listat, madje grumbulloi në listën e sigurt emrat më besnikë, që për çdo rast të mos ketë asnjë kërkesë nga ata që do dalin deputetë, që në rastin e humbjes të kërkojnë përgjegjësinë tek lideri.
Berisha nuk solli asnjë risi, në Tiranë ku supozohet të jetë qarku që prodhon më shumë mandate Sali Berisha ka vetëm një emër të ri kreun e FRPD, ndërsa jashtë la doktorin Ilir Alimehmetin dhe fituesin e primareve të Kavajës.
Por më flagrante është mungesa e përfaqësimit në listat e mbyllura në shumë qytete, psh në Tiranë ende nuk dihet kush është kandidati për Kavajën, Vorën, e zonat rurale të Tiranës. Në Durrës në listën e mbyllur mungon përfaqësues për Krujën e Fushë Krujën, kurse në Elbasan pothuajse nuk ka ansjë kandidat nga bashkitë Peqin, Cërrik, Belsh, Librazhd, Prrenjas e Gramsh.
Dhe në Fier në listën e mbyllur mungojnë përfaqësues të Divjakës, Mallakastreës, Roskovecit e Patosit.
Në listën e mbyllur nuk do të kenë kandidat as qytetet si Pogradeci, Maliqi, Kolonja, Vau Dejës, Puka, Fushë Arrez, Tropoja, Mirdita, Bulqiza, Përmeti e zona të tjera.
Si mund të fitohen zgjedhjet më kaq mungesa të përfaqësuesve në zona elektorale më numër të madh votuesish.
Pra duket Berisha nuk ka vlerësuar këtë, por ka vendosur që të japë vende të sigurta për Ilir Metën, Vangjel Dulen, Idrizin e Mediun./Alfapress.al

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128