Vangjel Dule largohet nga studio e “Open”: Nuk qëndroj asnjë moment më tepër...

23 Maj 2023, 21:54 / POLITIKË ALFA PRESS

Vangjel Dule largohet nga studio e “Open”: Nuk qëndroj

Vangjel Dule është përplasur në një debat me gazetaren Klodiana Lala në emisionin “Open” në News24. Shkak është bërë arrestimin dhe lënia në burg e Fredi Belerit.

Sipas tij faktet e cituara nga Lala nuk korrespondojnë me atë që ndodhet në dosje, ndërsa gazetarja ka deklaruar se nuk ka përmendur asgjë që nuk ndodhet në dosje, ndërsa ka kërkuar edhe kërkim falje nga ana e tij për fyerjen

Pjesë nga diskutimi:

Lala: Prokuroria thotë pasi janë dorëzuar paratë është bërë arrestimi. Nëse do ishte për mua nuk Fredi Beleri nuk do të duhej të ishte kandidat

Dule: Nuk do qëndroj asnjë moment më tepër nëse nuk më lejoni të flas, nuk jam këtu për dekor.

Dule: Dëgjoj mendime se dikush nuk duhej të kandidonte se ka dyshime. Të gjithë mund të kenë dyshime për të gjithë.

Lala: Ka qenë i pandehur zoti Dule

Dule: Faleminderit shumë, vijoni, bisedë të mbarë

Eni Vasili: Nuk i ka hije një politikani si ju

 



 

Po ndodh...