Kryeministri urdhëroi deputetët të mos e mbrojnë, Veliaj mesazh të koduar Ramës: Po më kërkohet të bëhem i penduar!

5 Mars 2025, 12:05 / POLITIKË ALFA PRESS

Kryeministri urdhëroi deputetët të mos e mbrojnë, Veliaj

Erion Veliaj i dërgoi një mesazh të anasjelltë ditën e sotme, Edi Ramës, ku në një postim nga qelia, shprehet se prokurorët e SPAK i kanë kërkuar që të bëhet i penduar.

Reagimi i Veliajt vjen pasi Edi Rama ka ‘larë duart’ me të, duke kërkuar nga njerëzit e tij që të mos sulmojnë SPAK-un. Kujtojmë se Erion Veliaj si kryebashkiak i Tiranës për 3 madate zotëron "Kutinë e Pandorës", pra informacion të dorës së parë jo vetëm për Inceneratorin e Tiranës por edhe për pastrimin e miliardave të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet betonizimit të kryeqytetit.

Argumenti i tretë dhe i fundit i Ols Banit pse duhet të jem në burg është në faqen 278 të vendimit, ku citoj (mos qeshni ju lutem): “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft të lartë… nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja të ndonjë reflektimi… Gjykata vlerëson se masa më e përshtatshme është arrest me burg”....

.... S’paskam shfaqur pendesë! Po pendesë nga çfarë? Unë ende nuk kam akuzë! Ç’është kjo logjikë sigurimsash?

“Pendohu sa nuk është vonë, se të kalbëm në burg”.

Ky është turp, por jo drejtësi!” shkruan Veliaj mes të tjerave/Alfapress.al