
Veliaj uron nga burgu për festën e Ramazanit: Bekime të gjithëve!

1 Mars 2025, 09:36 / POLITIKË
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dërguar një urim për besimtarët myslimanë, me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.
Edhe pse ndodhet në burg, Veliaj shprehë dëshirat e tij për një agjërim të mbarë dhe një Ramazan të bekuar.
“Me nisjen e Muajit të Ramazanit, muajit të sakrificës, adhurimit, mëshirës dhe faljes, i uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të mbarë dhe një Ramazan të bekuar, plot dritë dhe paqe.
Një urim i veçantë për vëllain tim, Ahmed Kalaja, që nuk harroi as këtë herë të m’i dërgonte hurmat e Arabisë këtu ku më kanë mbyllur e më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e përvitshme të iftarit.
Bekime të gjithëve! Një agjërim të lehtë dhe të pranuar”,shkruan Veliaj.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128