Vendimi i sotëm i Gjykatës, Basha: Telenovela e vulës është stisur nga aktorët që u intereson të largojnë vëmendjen nga problemet e vërteta

30 Prill 2024, 19:06 / POLITIKË ALFA PRESS

Vendimi i sotëm i Gjykatës, Basha: Telenovela e vulës
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se vula ka qenë dhe do të mbetet te Partia Demokratike.

I ftuar në emisionin Frontline Interview në Report Tv Basha tha se politikisht për PD-në kjo çështje është inekzistente, ndërsa pjesa tjetër po bën një telenovelë që të eklipsojë aksionin opozitar.

"Telenovela e vulës është stisur nga aktorët që u intereson të largojnë vëmendjen nga çështjet e vërteta të vendit, problemet e vërteta. Vula gjithmonë në Partinë Demokratike ka qenë. Dhe në PD do të mbetet. Nuk mund të mbulohet pikëpyetja mbi legjitimitetin e individëve të caktuar duke i shkuar pas një telenovele që në fakt ka eklipsuar jo pak aksionin opozitar që duhej rejtuar ndaj Edi Ramës. Padiskutim e ka shtyrë, e ka stimuluar, e ka motivuar edhe ai këtë çështje, për ta mbajtur si një çështje të pranishme në çdo debat politik dhe mediatik. Për ne ky është një debat i stisur".

 

Po ndodh...