
Nga anëtarësimi i Kosovës në KS, te propozimi i liderit të PD për bllokimin e aseteve ruse, Basha tregon zhvillimet në Këshillin e Europës

Kreu demokrat Lulzim Basha ndodhet në Stasburg, ku Asambleja e Këshillit të Europës do të vendos këtë javë për anëtarësimin e Kosovës.
Basha gjithashtu ka shpalosur dhe programin e Këshillit ku sot do të diskutohet në Komitetet Parlamentare dhe në grupet politike dhe nesër me votë 46 vende delegacionet e tyre parlamentare do të votojnë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.
Gjithashtu Basha bën me dije se nesër do të debatohet dhe do të votohet propozimi i tij për konfiskimin e aseteve të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës.
Kreu demokrat krahas videos së publikuar shkruan:
Përshëndetje nga Këshilli i Europës. Nis java e vendimeve të mëdha: nesër votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës si dhe mbi propozimin tim për konfiskimin e aseteve shtetërore ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.
Ndiqni videon:

ide

Europa, gropa dhe shpëtimtari!

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128