
Video-Lajm/ Fatmir Mediu konfirmon negociatat mes Berishës dhe Alibeajt

Kreu i PR-së, Farmir Mediu, ka konfirmuar zërat se mes Berishës dhe Alibeajt ka pasur tentativa për negociata. I ftuar në NOW me Erla Mëhillin, Mediu i është përgjigjur interesit të gazetarëve, duke konfirmuar prezencën e tij në diskutimin e kësaj çështjeje.
Kjo deklaratë e kreut të PR-së, erdhi në të njëjtën ditë kur Enkelejd Alibeaj dhe Rezart Kthupi deklaruan tërheqjen e tyre nga rekursi në Gjykatë të Lartë për vulën dhe logon e PD-së.
Me sa duket gjërat paskan qenë më të thella se sa duken dhe shërbesa ndaj Berishës paska qenë e kushtëzuar nga një bashkëbisedim dhe pazar paraprak.
Pavarësisht se kishin akuzuar më parë Bashën, koha dhe faktet po tregojnë pikërisht të kundërtën.
Edhe pse përfaqësuesit e drejtuar nga Alibeaj, janë munduar ta përgënjeshtrojnë me një mesazh të dërguar në telefonin e gazetarit Arbër Hitaj që ishte ftuar në studio, Mediu ka insistuar duke thënë se ka qenë prezent në negociatat.
Pjesë nga debati në studio:
Arbër Hitaj: Përfaqësuesi i “Djathtas 1912” që po na ndjek, thotë se nuk kemi pasur asnjë ftesë nga PD.
Fatmir Mediu: Po unë po ju them që kam qenë prezent kur është diskutuar kjo çështje, është dhënë mandati për të negociuar.

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128