
Zgjedhjet e 11 majit, miratohet sasia e fletëve të votimit brenda vendit


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi miratoi sot projektvendimin për miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qark për zgjedhësit brenda vendit, për zgjedhjet parlamentare që do të mbahet më 11 maj.
Në total sasia e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qark për zgjedhësit brenda vendit është 3 534 792 fletëvotimi.
Sipas KQZ “parashikohet se sasia fletëve e votimit është e barabartë me numrin e zgjedhësve, duke i shtuar 2% mbi numrin e zgjedhësve”.
“KQZ dërgon në selinë e KZAZ-ve të ndara në kuti të veçanta për çdo qendër votimi veç të tjerash dhe numrin e nevojshëm të fletëve të votimit në përputhje më numrin e zgjedhësve në çdo qendër votimi së bashku me numrin shtesë të 2%.
Nga përpunimi i të dhënave të listës së zgjedhësve marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile për zgjedhjet e 11 majit 2025, rezulton se në Republikën e Shqipërisë numri i zgjedhësve është 3 467 972 zgjedhës, numri i KZAZ-në është 93 dhe numri i Qendrave të Votimit është 5225.
Sasia e fletëve të votimit që do të duhet të prodhohen për çdo qark për zgjedhjet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë për Kuvend datë 11 maj 2025, duke i shtuar atë të 2% mbi numrin e zgjedhësve, është 3 534 792 fletëvotimi, kjo sipas ndarjeve të qendrave të votimi bashkëlidhur me projektvendimin”, njoftoi KQZ.
Po ashtu sot u miratua edhe projektvendimi për “Për caktimin e numrit të Komisioneve të Administrimit, Numërimit dhe Vlerësimit të Votave nga Jashtë (KANVVJ) dhe Grupeve të Numërimit të Votave nga Jashtë (GNVJ)”.
Kryekomisioneri Celibashi bëri të ditur se “do ngrihet një komision i Administrimit, Numërimit dhe Vlerësimit të Votave nga Jashtë për Tiranën, për Fierin do të jetë një, për Elbasan dhe Kukës do të jetë një i përbashkët, për Durrës dhe Gjirokastër do të jetë një i përbashkët, Korçë dhe Dibër do të jetë një, për Vlorë dhe Lezhë një i përbashkët, po kështu për Shkodër dhe Beratin një.
“Sa i takon grupeve të numërimit, 10 për Tiranën, 5 për Fierin, 4+1 rezervë për Elbasan dhe Kukës, 4+1 rezervë për Durrës dhe Gjirokastër, 2+1 rezervë për Korçë dhe Dibër, 3+2 rezervë për Vlorë dhe Lezhë dhe 2+2 rezervë për Shkodër dhe Berat pra 37 në total”, tha Celibashi.
“Kur themi “rezervë”, do të ketë 4 grupe numërimi për qarkun Elbasan, 1 për qarkun Kukësit”, sqaroi KQZ.
KQZ vendosi gjithashtu të ngrejë krijimin e Komisionit të Qendrës së Votimit të Posaçme me numër 2224/01, në Institutin e Ekzekutimeve Penale në Rrogozhinë dhe autorizimin e KZAZ-së për emërimin e anëtarëve të tij, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Pazari Rama-Berisha, përballë Lulzim Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128