VIDEO/ Zgjedhjet e 14 Majit, "Plasi sytë SPAK dhe KQZ", ‘shpërthen’ ashpër Vasili

26 Maj 2023, 20:38 / POLITIKË ALFA PRESS

VIDEO/ Zgjedhjet e 14 Majit,  "Plasi sytë SPAK dhe KQZ",

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar sërish lidhur me problematikat që sipas tij kanë ndodhur në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Vasili ka publikuar një video nga procesi i numërimit të votave në KZAZ në Kuçovë, teksa thotë se bandat e Rilindjes kanë qenë të pranishme në qendrat e numërimit.

Postimi i plotë

Plasi sytë SPAK dhe KQZ, ja kasaphana zgjedhore në Kuçovë!!

KZAZ Kuçovë krim shtetëror dhe elektoral i vërtetë!

Banditët e Rilindjes në tavolinat e numërimit në KZAZ bashkë me anëtarët për Këshill, numëruesit, Drejtorët e Bashkisë me konflikt të hapur interesi.

Një bordello e vërtetë vjedhjeje votash, që s'ka as më të voglën lidhje me administrimin zgjedhor!

Krim i pastër zgjedhor në bashkëpunim!

Burgu është më e pakta për këta dhe atje do shkojnë pa asnjë diskutim!

Po ndodh...

ide