Zgjedhjet në Kukës/ Numërimi drejt përfundimit, kandidati i PS fitore më të thellë se Gjici në 14 maj

25 Shtator 2023, 10:50 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet në Kukës/ Numërimi drejt përfundimit, kandidati i
Vijon numërimi i votave për kreun e ri të Bashkisë së Kukësit.

Në garë për kreun e bashkisë Kukës janë Albert Halilaj i propozuar nga Partia Socialiste dhe Emri Vata, kandidat i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Kur janë numëruar 62 kuti nga 74 në total, trendi dikton fitoren e kandidatit të PS Albert Halilaj.

Emri Vata ka marrë 6250 vota ndërsa Albert Halilaj 10835 vota. Duhet theksuar se pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, ishte më e ulët se më 14 maj. Duket se ky rezultat do të jetë edhe më i thellë se sa ai i arritur nga kandidati i PS Safet Gjici vetëm 4 muaj më parë, pavarësisht se për këto zgjedhje me Rithemelimin u bashkua grupi i Gazment Bardhit dhe PS, duhej të paguante koston e skandalit seksual të ish-kryebashkiakut të saj.

ide