Brusketat, një dashuri pasioni mesdhetar

10 Qershor 2022, 07:06 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Brusketat, një dashuri pasioni mesdhetar

Brusketat janë antipasta e famshme italiane e servirur si një pjatë e ftohtë. Receta origjinale është ajo e bukës së thekur të fshirë me hudhër dhe spërkatur me vaj ulliri të virgjër. Në kuzhinën bashkkohore edhe brusketa ka pësuar ndryshime me variacionet tomate & borzilok, djathë, madje edhe pate mishin apo peshku. Buka ideale për përgatitjen e brusketave padyshim është baguette franceze me koren që kërcet dhe butësinë e brendshme. Por sigurisht ato mund të përgatiten edhe me lloje të tjera buke. Brusketa është një pjatë ideale për të hapur oreksin, kurse në ditët e nxehta të verës ajo është pjata që s’duhet të mungojë kurrë në tavolinë.

Brusketa me domate dhe borzilok

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Vështirësia e ulët

Për 4-6 persona

Përbërësit

1 baguette,

200 gr domate qershi, 2 thelpinj hudhër, 2  lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër, 10-12 gjethe borziloku, kripë & piper sipas dëshirës.

Përgatitja

1.       Prisni domatet qershi në 4 pjesë pa ju hequr lëkurën.

2.       Copëtoni hudhrën dhe bashkojini me domatet në një tas.

3.       Hidhuni një lugë vaj ulliri dhe përziejini mirë.

4.       Shtoni borzilokun e copëtuar me dorë. Lezetojini me kripë & piper.

5.       Prisni baguette në formë diagonale nëfeta me trashësi 1 cmm.

6.       Vendosini në një tavë dhe me ndihmën e një furçe kuzhine lyejini me vajin e mbetur të ullirit.

7.       Futini në furrë të thekenderisa cepat të marrin ngjyrë të kuqërremtë për 6- 10 minuta në temperaturë 230 gradë.

8.      

Kulloni domatet nga lëngu i tepërt dhe përhapni nga një lugë çaji nga përzierja mbi secilën fetë.

Këshilla e shefit

Ø  Cilësia e brusketave varet nga freskia e produkteve që përdorni dhe origjina e tyre.

 

Po ndodh...