Chilli me mish
Përbërësit
1 lugë gjelle vaj
1 kokërr qepë (e madhe)
1 spec i kuq
2 thelpinj hudhër
1 lugë çaji spec i kuq (pluhur)
1 lugë çaji piper i kuq
1 lugë çaji kumin
500 gr mish viçi i grirë
1 kub koncentrat mishi
400 gr domate të konservuara
1/2 luge çaji borzilok (i tharë)
1 lugë çaji sheqer
2 lugë gjelle pure domatesh
400 gr fasule të zeza (të konservuara)
Përgatitja
Përgatisni perimet. Prisni qepën në kubikë të vegjël. Grini specin e kuq dhe 2 thelpinjtë e hudhrave.
Filloni gatimin. Vendoseni tenxheren mbi vatër me nxehtësi mesatare. Hidhni vajin dhe lëreni të ngrohet për 1-2 minuta.
Skuqni qepët duke e përzier vazhdimisht për 5 minuta, deri sa të zbutet dhe të zverdhet.
Shtoni hudhrat dhe specin e kuq, si dhe një lugë çaji me spec të kuq pluhur, një lugë çaji me piper të kuq dhe një lugë çaji qimnon. Përziejeni mirë dhe lërini të gatuhen për 5 minuta të tjera.
Shtoni mishin e grirë dhe përziejeni. Lëreni të bëhet një masë uniformë duke e përzier vazhdimisht për 5 minuta. Prisni sa mishi të marrë ngjyrë kafe.
Përgatitja e salcës. Shkërmoqni kubin e koncetratit të mishit të lopës në 300 ml ujë të ngrohtë. Shtoheni në tenxhere dhe përziejeni.
Merrni domatet e konservuara, grijini dhe shtojini në tenxhere. Shtoni borzilokun e tharë dhe një lugë çaji sheqer. Pastaj shtoni kripë dhe piper. Hidhni edhe 2 lugë gjelle me pure domatesh dhe përzieni salcën.
Lëreni të gjithë masën e përatitur që të ziejë, pasi ta keni përzier mirë. Pastaj fikni sobën dhe lëreni për 20 minuta. Përziejeni herë pas here në mënyrë që të mos ngjitet në fund të tenxheres. Në fund, salca do të duket e trashë.
Shtoni fasulet e zeza. Hiqini lëngun që mund të ketë konserva dhe përziejeni me salcën e përgatitur. Vëreni përsëri që të ziej. Pastaj fikni sobën dhe lëreni 10 minuta mbi të, përpara se ta shërbeni./ Alfapress.al
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128