Krem me hurma dhe kakao

Hurmat janë fruta të vjeshtës që kanë vlera shumë të mira ushqimore. Por ato mund të shfrytëzohen në kuzhinë për të realizuar ëmbëlsira të thjeshta dhe të shpejta, vetë me dy përbërës si receta e ditës së sotme që Alfa ju propozon.
Koha e përgatitjes: 5 minuta
Koha e qëndrimit në frigorifer: jo më pak se 2 orë
Për 4 persona
Përbërësit
4 kokrra hurma mesatare të qullta, 4 lugë kakao të hidhur
Përgatitja
1. Pastroni hurmat nga lëkura dhe farat. Tulin hidheni në një mikser kuzhine.
2. Shtoni për çdo hurmë një lugë gjelle kakao. Pulsoni për 2-3 sekonda mikserin derisa të merrni një masë kremoze.
3. Shpërndajeni në tasa qeramike që përdorni për krem karamelin ose të ngjashëm.
4. Vendosini tasta në frigorifer dhe lërini të pushojnë jo më pak se dy orë.
5. Nxirrini nga frigoriferi në momentin që do ti servirni. Kaloni tehun e një thike me majë, të lagur pak me ujë nëpër anët e tasave dhe kthejini përmbys kremin e ngrirë në një tas ëmbëlsirash.

-
Skemë e lirë 16 tetor
16 Tetor, 00:03
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

