Makarona me sallam dhe patëllxhanë

14 Qershor 2025, 08:15 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Makarona me sallam dhe patëllxhanë

Përbërësit:
2 patëllxhanë të vegjël
1 qepë e njomë
1 filxhan kafeje vaj ulliri
10 speca të kuq të gjatë
2 domate të pjekura
1 gotë makarona
1 lugë çaji kripë
1 lugë gjelle gjalpë
1/2 tufë majdanoz
1 lugë çaji spec djegës i ëmbël
Sallam sipas dëshirës
Përgatitja:
Qërojmë patëllxhanët me një thikë, duke i hequr lëkurën me shirita. I presim në kubikë dhe i lëmë për 20-25 minuta në ujë me kripë. Në një tenxhere në zjarr mesatar, kaurdisim qepën dhe patëllxhanët në vaj ulliri. Shtojmë specat dhe vazhdojmë kaurdisjen edhe për 1-2 minuta. Shtojmë domatet e grira dhe ulim zjarrin, i gatuajmë derisa lëngu të përthithet. Më pas shtojmë makaronat, provojmë shijen për kripë dhe shtojmë një gotë ujë të ngrohtë. Mbulojmë gatimin me kapak dhe e lëmë të ziejë derisa të përthithet lëngu. Në një tigan tjetër, kaurdisim sallamin me gjalpë. Shtojmë majdanozin, specin e kuq pluhur dhe e përziejmë mirë duke e shtuar tek makaronat e gatuara me perime. Receta nga Zonja Albana/ReportTV

 

Po ndodh...

ide