Mish keci me lëng limoni
Në doni të përgatisni një recetë të veçantë e speciale për fundjavë apo në rast feste apo gëzimi familjar provoni recetën e mishit të pjekur të kecit me lueng limoni.
Kjo është një recetë fantastike, e thjeshtë dhe unike në shije e cila padyshim, pasi ta keni provuar njëherë do të shndërrohet në më të preferuarën.
Alfapress.al ju sjell më poshtë këtë recetë fantastike, e cila përgatitet krejt lehtë dhe shpejt në shtëpi pa ju munduar dhe pa ju marrë kohë.
I gatuar në këtë mënyrë, mishi merr një shije të mrekullueshme, bëhet tërësisht i shkfrifët dhe i butë.
Përgatitja e Mishit të Pjekur të Kecit me Lëng Limoni
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
1 kg mish keci
Kripë
Piper i zi
2 lugë gjelle gjalpë fshati
Lëngu 2 kokrra limonave
1 gotë verë të bardhë ( sipas preferences)
Përgatitja
Si fillim, pastroni mirë mishin e kecit me ujë të bollshëm, prijeni në thela dhe kriposeni sipas preferencës.
Hidhini piper të zi dhe nëse preferoni edhe pak nenexhik
Në vijim, Alfapress.al ju udhëzon të vendosni me rradhë thelat e mishit të kecit në një tavë ose tepsi.
Më pas, hidhuni sipër thelave të mishit lëngun e limonit dhe më pas gjalpin të ndarë në copëza të vogla.
Për këtë recetë në vend të mishit të kecit mund të përdorni edhe mish qengji ose mish viçi.
Më pas, futeni tavën në furrë të piqet përreth 3 orë në temperaturën 150 gradë.
Lëreni të piqet derisa sipërfaqja e mishit të marrë ngjyrën e kuqërremtë të pjekjes.
Kjo recetë shoqërohet me gatime të ndryshme, sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, patate të gatuara në mënyra të ndryshme, por edhe supa të lehta etj
Mund ta shoqëroni në mënyrë të shkëlqyer edhe me salca dhe dajthra të ndryshëm./Alfapress.al
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128