Pasta shu, shija e parezistueshme e pastiçerisë franceze me brumin sekret

18 Maj 2022, 06:59 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Pasta shu, shija e parezistueshme e pastiçerisë franceze me brumin

Pasta shu është ndër produktet më të pëlqyera të pastiçerisë. Të mbushura me krem dhe garniturë çokollate ato janë aq tunduese sa nuk mund t’u rezistosh. Por brumi i përgatitjes së tyre është një teknikë e veçantë dhe delikate në pastiçeri. Madje duhet pak kohë deri në perfeksionimin e teknikës që të mos dështosh me sukses.

Alfa sjell sot recetën e përgatitjes së brumit të zier shoqëruar me procesin e përgatitjes së pastave shu.

Pasta shu me krem pastiçerie

Koha e përgatitjes: 30 minuta

Koha e gatimit: 15 minuta

Vështirësia e lartë

Për 10 pasta shu

Përbërësit për brumin

¾ e gotës së ujit miell, 3 kokrra vezë,  ½ litër qumësht (ose ujë) ,2 lugë gjelle gjalpë, ½ lugë gjelle sheqer, pak kripë.

Për kremin e pastiçerisë

¾ e gotës qumësht, 1 filxhan kafeje miell, 1 kokërr vezë, 1 filxhan kafeje sheqer.

Për gllasenë

100 gr çokollatë fondente

Përgatitja e brumit të zier

1.       Hidhni qumështin ose ujin në një tenxhere. Shtoni aty sasinë e gjalpit, sheqerit, pak kripë derisa masa të marrë valë.

2.       Sitni miellin, ulni temperaturën e gatimit dhe shtoni pak nga pak në formë shiu miellin, duke përzier vazhdimisht me lugë druri me shpejtësi. Masa e brumit nuk duhet të krijojë kokrra dhe është gati kur shkëputet lehtësisht nga fundi i tenxheres.

3.       Hiqeni masën e brumit nga zjarri dhe lëreni të ftohet deri në 60 gradë.

4.       Shtoni vezët një e nga një me intervale nga njëra tek tjetra. Vazhdoni pa ndërprerje përzierjen derisa të merrni një masë brumi homogjene. Brumi duhet të jetë i trashë, por elastik.

5.       Hidheni brumin në një qese pastiçerie me diametër 10-15 cm. Formoni cilindra të shkurtër jo më shumë se  6- 7 cm në një tavë të shtruar me letër kuzhine.

6.       Piqini në furrë të nxehtë në 230 -240 gradë për 12 - 15minuta.

Për kremin e pastiçerisë

7.       Në një tenxhere hidhni vezën, miellin dhe sheqerin dhe pak ujë të ftohë. Rrihini me një tel vezësh dhe i shtoni pak nga pak qumështin e valuar.

8.       Trazojeni përzierjen derisa të marrë trajtën e kremit dhe të marr valë. Nëse doni aromatizojeni me vanilje, liker portokalli etj.

Pasta shu, shija e parezistueshme e pastiçerisë franceze me brumin  Pasta shu, shija e parezistueshme e pastiçerisë franceze me brumin

9.       Lëreni të ftohet plotësisht përpara se të mbushni me të pasta shu-të.

Për gllasenë e çokollatës

 

10.   Shkrini 100 gr çokollatë në mikrovalë. Përziejeni me 50 gr krem qumështi.

11.   Prisni brumin e pasta sh-ve me një thikë sharrë dhe mbushini me krem pastiçerie.

12.   Sipërfaqen zbukurojeni me  krem çokollatë

Këshillat e shefit

Ø  Kujdes me vezët. Ato duhet të asimilohen nga brumi përpara se të shtoni tjetrën.

Ø  Mos i piqni produktet e brumit të zier në temperaturë shumë të lartë, pasi brumi plasaritet.

 

 

Po ndodh...