Pastiço me djathë

31 Gusht 2022, 08:40 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Pastiço me djathë

Pastiçoja bën pjesë tek produktet e brumit. Ajo është një përzierje e makaronave me qumësht, vezë dhe djathë që ka një shije shumë të mirë. E ngjashme me byrekun përgatitja e pastiços është më e thjeshtë, pasi mjafon të vlosh makaronat për 5 minuta dhe t’i përziesh me produktet e tjera.  Pjekja është një proces që furra e bën pa ndihmën tuaj. Kurse familja do të lëpijë gishtat nga më i vogli tek më i madhi.

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 60 minuta

Vështirësia e ulët

Për 4 persona

Përbërësit

350 gr pasta spagehtti, 1 litër qumësht, 3 vezë mesatare, 1 filxhan çaji gjizë, 1 filxhanë çaji djathë dhie, 1 filxhanë çaji gjalpë, kripë sipas dëshirës.

Përgatitja

1. Zieni fillimisht pastat në ujë të vluar me kripë në masën “al dente”.Kullojini dhe lërini të ftohen.

2. Në një tas të thellë rrihni dy vezë me 750 ml qumësht të vakur. Shtoni gjizën dhe djathin e dhisë të grirë në feta.

3. Hidheni këtë mas tek pastat. Përziejini mirë me telin e kuzhinës. Në fund shtoni 2/3 e sasisë së gjalpit të shkrirë.

4. Lyeni me një lugë gjalpë një tavë pjekjeje. Hidhni në të masën e pastiços.

5. Rrihni në një tas vezën dhe qumështin që keni lënë më janë. Shtojeni në tavë te pastiçoja.

6. Gjalpin e mbetur shpërndajeni në gjithë sipërfaqen e pastiços. Futeni në furrë në 200 gradë C për 60 minuta.

7. Pastiçoja është gati, kur sipërfaqja të marrë ngjyrë të kuqërremtë dhe të jetë pjekur dhe në pjesën e poshtme.

8. Përpara se ta shërbeni lëreni të kullojë dhe priteni kur të jetë e vakët.



 

Po ndodh...

ide