Qengj me Tamel

2 Tetor 2023, 07:15 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Qengj me Tamel
Në këtë artikull, do t’ju prezentojmë recetën e një pjate shumë të shijshme dhe unike të traditës veriore të Shqipërisë: Qengj në tamël.

Kjo pjatë është pjesë e kulturës së qyteteve si Kukësi, Tropoja dhe Prizreni dhe mund të përgatitet shumë lehtësisht në shtëpi. Në këtë artikull do t’ju tregojmë se si ta përgatisni këtë pjatë në mënyrë të thjeshtë dhe me një shije të mrekullueshme.

Përbërësit

1 kg mish qengji
500 gr oriz
700 ml qumësht
300 ml lëng mishi
60 gr gjalpë
Kripë

Përgatitja

Lani mishin e qengjit me ujë të bollshëm dhe pastaj vendosni thelat e tij në një tenxhere. Mbushni tenxheren me ujë sa të mbulohet mishi. Nëse mishin nuk e keni të prerë, atëherë ndajeni në copa mesatare me ndihmën e një thike. Vendosni tenxheren në zjarr të ngadaltë dhe lëreni mishin të ziejë duke i shtuar pak kripë. Për të provuar nëse mishi i qengjit është zier mjafton ta shponi me një pirun. Nëse piruni depërton lehtë tek thelat e mishit, atëherë ai është zbutur. Nëse keni vështirësi për të shpuar mishin, atëherë ka nevojë edhe për pak kohë.

Ndërkohë lajmë edhe orizin në ujë të rrjedhshëm duke përdorur sitën e miellit për të larguar niseshtesën e tepërt. Pastaj e kullojmë mirë dhe e kalojmë në një tavë të cilën e kemi lyer me gjalpë. Orizin e përhapim në të gjithë sipërfaqen e tavës dhe mbi të vendosim thelat e mishit të qengjit. Mbi thelat e mishit vendosim nga pak gjalpë kështu ai do të krijojë një kore krokante dhe të shijshme.

Në një tenxhere të dytë vendosim qumështin që të ngrohet, pasi për këtë recetë ai ka nevojë që të jetë i nxehtë. Qumështin e valojmë në tavë dhe shtojmë lëngun e mishit. Pastaj Tavën piqeni në furrë të ngrohur me 190 gradë për 20-30 minuta.

Do të shihni që kur qumështi të jetë mpiksur dhe mishi të ketë marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe tava do të jetë gati.

Po ndodh...