Rosto derri në tenxhere me presion

Rostoja është një pjatë kryesore me bazë mishin. Për një shije sa më të mirë është e rëndësishme jo vetëm zgjedhja e pjesës së mishit, por edhe teknika e gatimit. Një mënyrë e shpejtë e përgatitjes së rostos është gatimi në tenxheren me presion. Kurse mënyra e dytë është pjekja në furrë. Në këtë mënyrë pjesa e jashtme e rostos ngelet krokante nga pjekja, kurse tuli në brendësi është i butë. Perimet e furrës, pureja e patates dhe orizi janë shoqëruesit idealë të rostos.
Koha e përgatitjes: 20 minuta
Koha e gatimit: 60 minuta
Vështirësia e ulët
Për 4 persona
Përbërësit
1 kg mish derri tul, ¼ filxhan çaji miell, 1 lugë çaji kripë e trashë, 1 lugë e gjysmë piper i zi i bluar,3 lugë gjelle vaj ulliri, 1 qepë e verdhë, 3 thelpinj hudhër, 1 ½ lugë gjelle rozmarinë, ¾ filxhanë çaji verë Merlot, 1 filxhanë çaji lëng mishi, 2 lugë gjelle salcë domateje, gjethe dafine.
Përgatitja
1. Përzieni në një tad miellin, kripën dhe piperin. Shpërndajeni gjithë këtë masë në sipërfaqen e jashtme të rostos.
2. Në një tenxhere me presion hidhni 2-3 lugë vaj për gatim.Nxeheni mirë dhe shtoni roston e lyer me miell.
3. Kavërdisni roston nga të gjitha anët derisa të marrë ngjyrë të kuqerremtë.
4. Shtoni në tenxhere qepët, hudhrat dhe kavërdisini për 5 minuta të tjera me mishin derisa të bëhen transparente.
5. Shuajini në verë dhe kur vera të avullojë hidhnin salcën e domateve. Rregullojini me rozmarinë dhe gjethe dafine.
6. Në fund mbulojini me lëngun e mishit. Mbyllni tenxheren me presion dhe pas fishkëllimës ulni temperaturën dhe lëreni të ziejë për rreth 40 minuta.
7. Pas përfundimit të kohës lëreni tenxheren e presionit të ftohet. Nxirrni roston nga lëngu dhe futeni në furrë për 20 minuta në temperaturë 200 gradë C, sa të zërë kore.
8. Lëreni të ftohtë dhe filetojeni. Lëngun dhe perimet kalojini në mikser dhe salcën hidheni sipër rostos së filetuar.
9. Shoqërojeni me karrota të ziera ose pure patatesh.
-
Fadromat e INUK rrethojnë hotelin e njohur të Irfan Hydenbelliut
2 Shtator, 09:39 -
-
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




