Sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve, në fokus diskutimet për nismat e PD-PS kundër komunizmit

Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet ditën e sotme në orën 11:00 në kryesinë e Kuvendit për të përcaktuar axhendën e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë në sesionin e ri parlamentar.
Pika e parë e takimit të debateve nxehta mes mazhorancës dhe opozitës do të jenë qëndrimet për ish sigurimsat në administratë dhe dekomunsitizimin e shoqërisë.
Partia Socialiste pas konstatimit të fundit nga Autoriteti i Dosjeve që një politikan i lartë është i përfshirë në dosjet e ish-sigurimit, kërkon ndryshime ligjore për të kaluar në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nëse ata kanë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani.
Bashkëngjitur me këtë kërkesë, PS propozon ndërhyrjen edhe në Kodin Zgjedhor, ku kërkon që të gjithë ata politikanë që kanë pasur lidhje më ish-sigurimin e shtetit dhe strukturat e persekutimit komunist, të mos lejohen që të mbajnë apo të kandidojnë për poste publike.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike kërkon që dokumentet e ish sigurimit të shtetit të askesohen nga të gjithë jo vetëm nga të prekurit duke shtuar edhe dënimin me ligj shfaqjen e simboleve të komunizimit në aktivitete të ndryshme.
Pas mbledhjes së konferencë së kryetarëve, gjithçka pritet të vijojë në komisionet përgjegjëse si dhe më pas në seancën plenare për t’i kaluar me votë në sesionin i ri parlamentar dhe politik. Deri në këto momente, Partia Demokratike ka dorëzuar në kuvend 3 iniciativa për të cilat zotohet se do t’i shkojë deri në fund.
Ato janë: Hapja e plotë të dosjeve, ndalimi i simboleve komuniste, kujtesa kolektive për kampin e Tepelenës dhe burgun e Spacit.
Pak ditë më parë, kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla, është shprehur se në shtator do të bëhen përpjekje për të larguar nga parlamenti Sali Berishën, pasi e cilësoi të papranueshme që një ish sekretar partie përdhos institucionin me gjuhën e tij.
-
Digjet lokali prej druri në Vlorë, detajet e para
2 Shtator, 08:31 -
SHBA raporton të paktën 31 raste të lisë së majmunëve tek fëmijët
2 Shtator, 08:07 -
-
-
Përfundimi i romancës me Shakirën, Gerard Pique kërcënon mediat
2 Shtator, 07:30 -
Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
2 Shtator, 07:28 -
Rruga e re Korçë-Ersekë, shpejtësia deri 80 km në orë
2 Shtator, 07:24
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128







