"Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë", Berisha: Telefonoi të paktën 4 herë Ramën dhe 3 herë Lindën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta lidhur me kontrollin e banesës së Roni Yeffet, duke pretenduar se ky i fundit, gjatë aksionit të organeve ligjzbatuese, ka telefonuar disa herë kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten e tij, Linda Rama.
Në deklaratën e tij, Berisha e lidh Yeffet me atë që e cilëson si “afera mafioze e korruptive”, ndërsa pretendon se ai telefonoi të paktën katër herë Edi Ramën dhe tre herë Linda Ramën, por nuk mori përgjigje. Berisha theksoi se këto pretendime, sipas tij, mbeten për t’u verifikuar nga drejtësia.
Berisha: Armët dhe droga, droga dhe armët janë binjakë të trafiqeve kriminale dhe ilegale.
Të dhëna të pakundërshtueshme faktojnë se Padrinoja apo kreu i narkoshtetit, Edi Rama, është kujdesur në maksimum që fitimet e tij të kenë si burim tregtinë e armëve, kontrabandën e armëve.
Historia e të famshmit Roni Yeffet është histori personale e Edi Ramës.
Ky personazh i implikuar në një mori aferash mafioze korruptive si përfaqësues i Edi Ramës, u kontrollua para pak ditësh në banesën e tij nga organet ligjzbatuese.
Qytetari dixhital informoi se nga kontrolli ai mbeti i fandaksur se nuk e besonte kurrë.
Por ajo që ka më shumë rëndësi është se ai gjatë kontrollit mori të paktën 4 herë në telefon Edi Ramën dhe tre herë Linda Ramën, por në telefon nuk iu përgjigj njeri.
Sidoqoftë, këto janë çështje të drejtësisë dhe do i verifikojë drejtësia.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
