Shifra e frikshme/ Mijëra shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uellsit

26 Janar 2022, 18:49 / DOSJE ALFA PRESS
Shifra e frikshme/ Mijëra shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe

Një investigim i gazetarëve Maurizio Franco, Youssef Hassan Holgado, Filippo Poltronieri ka zbuluar se si mafia shqiptare sundon tregun e kokainës në Britani dhe skemat që përdoren për të pastruar paratë.

Ndër të tjera, në shkrim zbulohet edhe sa shqiptarë janë në burgjet angleze dhe të Uellsit, shifër që varion në rreth 1500, duke qenë popullsia e huaj më e përfaqësuar.

“Sipas Fatjona Mejdinit, koordinatore e seksionit shqiptar të Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, “Shqiptarët janë të pranishëm në tregun e kokës në Mbretërinë e Bashkuar, por është e tepruar të thuhet se po e dominojnë atë. Ka edhe organizata italiane, holandeze, nigeriane dhe shumë të tjera. Sigurisht që ka edhe disa të vërteta në rritjen e bandave shqiptare, por disa tabloide kanë krijuar një klimë stigmatizimi ndaj të gjithë komunitetit. Popullsia e të burgosurve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar nuk i kalon 10%”.

Një shifër e konfirmuar edhe nga të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë: në burgjet angleze dhe të Uellsit ndodhen rreth 1500 të burgosur me kombësi shqiptare, që është popullsia e huaj më e përfaqësuar. Pikërisht për këtë arsye qeveria britanike nënshkroi një marrëveshje me homologun shqiptar në fund të korrikut 2021 për transferimin e disa të burgosurve në Tokën e Shqiponjave dhe përfundimin e dënimit të tyre atje”, thuhet në investigim.

 

Po ndodh...