“20 vite më parë”, këngëtarja shqiptare ndan fotot e rralla të Luiz Ejllit

23 Mars 2023, 23:47 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“20 vite më parë”, këngëtarja shqiptare ndan

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, këto ditë është rikthyer nga Zelanda e Re në vendlindje.

Ajo ka shfrytëzuar rastin që të çmallet me familjarët e saj dhe shoqërinë në Prishtinë, gjersa duke qenë në shtëpinë e vendlindjes, nuk ka hezituar që të shfletojë edhe arkivat.

Më saktësisht, këngëtarja Luma ka publikuar në InstaStory disa fotografi nga Revista “Trendy” e vitit 2004.

Në kopertinë ndodheshin yjet e atëhershëm të spektaklit të talenteve “Ethet e së premtes”, që tashmë janë emra të njohur të tregut muzikor shqiptar.

“E more Luiz, na ktheve 20 vjet mbrapa”, ka shkruar Vesa në një fotografi, ku shihej bashkë me Rona Nishliun, Teuta Kurtin dhe fenomenin e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejllin.

Për këtë të fundit, ajo ka publikuar edhe “pasaportën” që i ishte dedikuar në një prej faqeve të revistës, ku tregoheshin detaje rreth karakterit të tij, teksa mban mbishkrimin “gallataxhiu i grupit”.

“20 vite më parë”, këngëtarja shqiptare ndan“20 vite më parë”, këngëtarja shqiptare ndan

 

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128