Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzojnë sot dashurinë e tyre 10 vjeçare
Pas gati 10 vitesh në një histori dashurie, çifti Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha më në fund do të celebrohet sot, duke nisur një etapë të re në jetën e tyre. Ishte vetë Armina ajo që e zbuloi lajmin, rreth dy javë më parë.
Dekori dhe të gjitha detajet e tjera janë përzgjedhur nga vetë çifti, duke i kushtuar një vëmendje të madhe, sidomos Armina, që njihet për shijen e saj të hollë.
Festa do të mbahet në një agroturizëm në Shijak dhe me aq sa kemi mundur të mësojmë, festa do të nis që në orën 17:00 me një kokteil, dhe më pas darka.
Vetë blogerja ka zbuluar disa detaje nga festa e dasmës së saj. Në fund të episodit të “Goca dhe Gra”, ku Armina është moderatore, ajo rrëfeu emocionet, ajo la të kuptohet se do të mbajë mbiemrin e saj edhe pas martesës.
Shkëlzeni dhe Armina kanë zgjedhur një dasmë tradicionale në çdo detaj të tyre. Menyja e përzgjedhur prej tyre është tradicionale shqiptare, madje edhe pijet do të jenë prodhim i vendit tonë. Është kjo mënyra që çifti ka zgjedhur për të promovuar edhe kulinarinë e vendit tonë në ditën e tyre më të rëndësishme.
Moderatorja e njohur ka zgjedhur 3 fustane për dasmën e saj. Teksa njëri është një krijim i Vivienne Westwood enkas për të. Një krijim i personalizuar me stilin e blogurës, që me aq sa dimë, do të ketë disa detaje nga veshja e famshme që Armina Mevlani kishte në Festivalin e Kanës disa vite më parë. Në të njëjtën linjë do të jetë edhe fustani i saj i nusërisë.
Ndërkohë për 2 fustanet e tjerë, Armina ia ka besuar krijimit të stilistit shqiptar, duke vijuar kështu linjën e ‘Made in Albania’ në ceremoninë e saj. Ceremonia mes miqve dhe të afërmve do të mbahet në ambientet e jashtme të resortit, ku çifti ka përzgjedhur edhe muzikë shqiptare për të festuar, duke preferuar që në ditën e tyre më të lumtur çifti të personifikohet edhe me shijen edhe traditën shqiptare.
Dasma e blogeres dhe djali të kreut të Partisë Demokratike vjen në prag të 10-vjetorit të lidhjes së tyre. Në këtë marrëdhënie afatgjatë, ata kanë preferuar që t’i bëjnë të gjitha hapat tradicionalisht.
Gjithashtu, synimi i saj ishte dhe Londra ose Milano pasi i ishin ofruar shumë oferta pune në kohën e ‘Miss World’. Por ajo që mund të themi është se planet e afërta të Arminës tashmë vërtitet rreth jetës private, por natyrisht që kjo nuk do të thotë se karriera nuk është në fokus të sajin.
Çifti pas dasmës do të marrë pak kohë për të pushuar e për të kryer edhe muajin e tyre të mjaltit, ashtu si tradita e do. Por rikthimi në Tiranë do të jetë si gjithnjë i angazhuar me punë. Armina i është rikthyer sezonit të dytë të “Goca dhe Gra”, ku në rolin e saj si moderatorë shpesh ndan detaje nga jeta private.
-
Elita Rudi na prezanton me prindërit e saj
25 Shtator, 09:49 -
-
Profetësi/ Ritual për të fituar besimin në vete
25 Shtator, 08:52
“Rithemelimi” zgjodhi që të njihet nga Rama, jo nga qytetarët
ide
Posht Ballkonit
Blerja e pushtetit me llokma Shqipërie
Kush po e zvogëlon Amerikën e madhe në Shqipërinë e vogël
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128