David Beckham pyetet për dramën në familjen e tij, si u përgjigj

David Beckham është shfaqur për herë të parë në publik pas deklaratave të forta të djalit të tij të madh, Brooklyn Beckham, të cilat hodhën dritë mbi tensione brenda familjes Beckham dhe pretendime për probleme gjatë organizimit të dasmës së tij me Nicola Peltz.
Ish-futbollisti anglez mori pjesë më 20 janar në Forumi Ekonomik Botëror, në kuadër të takimit vjetor që po zhvillohet në Davos të Zvicrës. Beckham u shfaq i qetë dhe i buzëqeshur përpara kamerave, duke pozuar për fotografët dhe duke marrë pjesë në diskutime në një kabinë podkastesh, në linjë me temën e këtij viti të forumit, “Një Frymë Dialogu”.
Dalja e tij publike erdhi vetëm pak orë pasi Brooklyn Beckham theu heshtjen përmes disa postimeve në Instagram Stories, pas muajsh spekulimesh për një përçarje mes tij, bashkëshortes së tij dhe prindërve, David dhe Victoria Beckham. Deklaratat e Brooklyn kanë tërhequr vëmendje të madhe mediatike, duke nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale.
Megjithatë, David Beckham ka zgjedhur të mos komentojë publikisht. I pyetur nga gazetarët e Sky News për deklaratat e të birit dhe për faktin që çështjet familjare janë bërë publike, ai reagoi vetëm me një buzëqeshje, pa dhënë asnjë prononcim, duke vijuar normalisht angazhimet e tij në kuadër të forumit.
David Beckham is in Davos – Sky’s @pkelso took the chance to ask about his son’s recent Instagram post.
Brooklyn Peltz Beckham broke his silence about his estrangement from his parents, saying he does not want to reconcile with his family.https://t.co/MYS7eu1QHb pic.twitter.com/AN8W8qaM7g
— Sky News (@SkyNews) January 20, 2026
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
