Enca: Jeta përtej rrjeteve sociale është shumë më e mirë

8 Tetor 2022, 18:08 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Enca: Jeta përtej rrjeteve sociale është shumë më e

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, si shumë nga yjet e tjerë të estradës një pjesë të kohës e kalon në rrjete sociale.

Ajo vetëm në Instagram numëron mbi dy milionë njerëz, ndërkohë që shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme. Artistja kësaj radhe ka bërë një shkrim në InstaStory, ku thotë se jeta përtej mediave sociale është shumë më e mirë.

“Jeta përtej rrjeteve sociale është shumë më e mirë”, tha 27-vjeçarja.

“Ndonjëherë jam vërtet e zënë duke jetuar në jetën reale dhe duke shmangur presionin e postimeve të përditshme. Unë kontrolloj rrjetet e mia sociale, rrjetet sociale nuk më kontrollojnë mua”, u shpreh më tej krijuesja e hitit “Suavele”.

Enca këtë vit ka qenë më e tërhequr nga muzika e po ashtu edhe nga mbrëmjet e koncertet. Sivjet ajo tërhoqi vëmendjen e publikut me postimet provokuese që solli nga vende të ndryshme.

 

Po ndodh...

ide