Çfarë ndodhi me Dea Mishel? Sytë e mi gjak....

13 Shtator 2023, 23:51 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Çfarë ndodhi me Dea Mishel? Sytë e mi gjak....

Ditën e sotme në shtypin rozë u komentua se Dea Mishel do t'i bashkohet familjes së Top Channel dhe kësaj radhe në rolin e moderatores.

Pas daljes nga shtëpia e BBV, personazhi i njohur televiziv ka qënë anëtare jurie në "She's On Top".

Ne media përflitet se Dea Mishel do të ketë një rubrikë në "E diell", e cila do t'i kushtohet influencërve, kryesisht TikTok-erave, po ashtu edhe teknologjisë e rrjeteve sociale.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Dea ka treguar se është duke punuar fort për një projekt, duke kaluar shumë netë pa gjumë, në mënyrë që të sjellë diçka mjaft të veçantë për publikun.

"Sytë e mi gjak. Disa ditë me 12 orë xhirime, Po punojmë për një gjë shumë të bukur. Shpresojmë shumë që t'ju pëlqejë", shkruan Dea në postimin e saj në Instastory, ku shfaqet e shtrirë në krevat, me një pamje të lodhur në fytyrë.

Çfarë ndodhi me Dea Mishel? Sytë e mi gjak....