“Ikëm te Top-i për më mirë, na nxorën për dy javë’”, Olsi nuk i ndal kunjat: Pa punë, pa rrogë, pa gjë

Olsi Bylykut nuk i del e keqja me Top Channel, pas eleminimit të tij nga shtëpia e Big Brother, vetëm dy javë pas futjes në garë. Përmes një postimi në Instagram, ku promovonte këngën e tij të re, Olsi nuk nguroi që të thumbonte Top Channel-in, duke vënë në dyshim faktin se ai u nxor nga shtëpia përmes votave të publikut.
“Isha duke e menduar pak sot, se ndoshta juve ju vjen për të qeshur. Po si përfunduam kështu ne? Me të qeshur, me të qeshur, (por) “Klanifornia” u mbyll, na lanë pa punë, pa rrogë, pa gjë. Mes 4 rrugëve! Si përfunduam kështu ne? Ikëm tek Top-i për më mirë, na nxorën për dy javë. Domethënë, na nxori populli se s’ka lidhje Top-i me atë pjesë, as produksioni…po hajd’, shyqyr ju kam juve. Mërziten ndonjëherë ata të shtëpisë”, u shpreh ai dhe theksoi në mbishkrim se videoja nuk është për të qeshur.
Olsi u bë pjesë e rrugëtimit të “BBVA 3” dhe për diku te dy javë u eliminua, për shkak të një televotimi, ku me vendimin e publikut, la garën. Aktori i humorit ka bërë disa herë reagime të tilla dhe ka thumbuar produksionin e “BBVA 3”, ndërkohë që pas largimit nuk u shfaq më në asnjë emision të televizionit. Me mbylljen e Klanifornias në Klan, prej disa muajsh tashmë, Olsi gjendet jashtë një projekti televiziv.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

